Inteligjenca Artificiale në mësimdhënien dhe të nxënit e lëndës së matematikës

Author:

Year-Number: 2021-2/3
Yayımlanma Tarihi: 2021-12-28 23:41:19.0
Language : English
Konu : Mathematics and Science Education
Number of pages: 29-38
Mendeley EndNote Alıntı Yap

Abstract

Përparimi i shpejtë i teknologjisë, si inteligjenca artificiale (AI) dhe robotika, ka ndikuar në të gjitha industritë, duke përfshirë arsimin. Inteligjenca artificiale po zbatohet me sukses në disa raste arsimore dhe po përmirëson të nxënit dhe zhvillimin e nxënësve, si dhe performancën e mësimdhënësve. Të nxënit e matematikës është konsideruar si një sfidë e madhe për shumë nxënës. Përparimi i teknologjive kompjuterike, në veçanti, inteligjenca artificiale (AI), po ofron një mundësi për të përballuar këtë problem duke diagnostikuar problemet e të nxënit të nxënësve individualisht dhe duke ofruar mbështetje të personalizuar për të maksimizuar performancën e tyre në të nxënit e lëndës së matematikës. Qëllimi i këtij artikulli është të ofrojë një përmbledhje të njohurive të Inteligjencës Artificiale (AI) që po përdoren në metodologjinë e mësimdhënies bashkëkohore në lëndën e matematikës. Rezultatet nga studimi eksplorues kanë potencialin për të ofruar njohuri të rëndësishme për AI në mësimdhënien dhe të nxënit e lëndës së matematikës. Këto gjetje mund të informojnë hetime të mëtejshme për të mbështetur dizajnin e të nxënit dhe vlerësimin në progresionet të të nxënit të bazuara në teknikat e inteligjencës artificiale.

Keywords

Abstract

The rapid advancement of technology, such as artificial intelligence (AI) and robotics, has affected all industries, including education. Artificial intelligence is being successfully applied in some educational cases and is improving student learning and development as well as teacher performance. Learning math is considered a great challenge for many students. The advancement of computer technologies, in particular, artificial intelligence (AI), is providing an opportunity to tackle this problem by diagnosing students' learning problems individually and providing personalized support to maximize their learning performance. mathematics. The purpose of this article is to provide an overview of the Artificial Intelligence (AI) knowledge being used in contemporary teaching methodology in mathematics. The results from the exploratory study have the potential to provide relevant knowledge about AI in the teaching and learning of the subject of mathematics. These findings may inform further investigations to support learning design and assessment in learning progression based on artificial intelligence techniques.

Keywords